Nesër kremtohet Dita e Çlirimit të Drenasit. Për të shënuar këtë ditë, komuna ka paraparë një sërë aktivitetesh për ditën e nesërme.
Më poshtë gjeni agjendën e aktiviteteve të kësaj dite.
- 09:00, Homazhe në të gjitha varrezat e dëshmorëve në Komunën e Drenasit;
- (Për homazhe janë caktuar tri grupe nga stafi i Kryetarit të Komunës)
- 11:00, Seancë Solemne e Kuvendit Komunal me rastin e Ditës së Çlirimit të Drenasit;
- 12:00, Shfaqje teatrore për fëmijë në Sallën e kulturës ”Rifat Kukaj”;
- 13:00, Drekë me Kabinetin e Kryetarit të Komunës në Restaurantin “Dijamant”;
- 16:00, Hapja e Panairit të vogël të Librit për Ditën e Çlirimit të Drenasit në Sheshin ‘’Fehmi dhe Xhevë Lladrovci’’;
- 16:00, Hapja e ekspozitës nga Shoqata e Piktorëve të Drenasit në sallen e kulturës ‘’Rifat Kukaj’’;
- 16:00, Përurimi i Palestrës së Qytetit me emrin e heroit të Kosovës Hysni Jetullahu;
- 16:30, Turnir sportiv në Hendboll për nderimin e dëshmorit Hysni Jetullahu në Palestrën e Qytetit në Drenas;
- 18:00, Koncert Festiv me rastin e shënimit të 19 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Drenasit në sheshin Fehmi dhe Xhevë Lladrovci;
- 21:00, Finalja e Turnirit Tradicional Rasim Kiçina 2018 në Stadiumin Sintetik në Drenas;
- Advertisement -