Në vitin 1988, një vajzë e ëmbël e bionde shikonte nga raftet e çokollatave. Vajza e vogël, Tea Agbaba, ishte imazhi i çokollatave të famshme “Seka”. Tani ajo është 32 vjeçe
Vajza që qeshte në çokollatën “Seka”, tani jeton në Pallma de Mallorca, pasi jetoi 20 vjet në Londër, transmeton Gazeta Express.
Ajo po kërkon vend të punës, por thotë se është me fat. Imazhi i saj ka mbështjellë ëmbëlsirat e kompanisë kroate “Seka” që nga viti 1988 dhe mes mijëra vajzave kompania shumë e njohur kishte zgjedhur atë sepse gjithmonë qeshte.
“Si një vajzë e vogël, isha duke luajtur, ishte një ditë krejt normale, dhe mendoj që ata po kërkonin një fëmijë të kopshtit që do të mundë të ishte fytyra e çokollatave. Ata më shikonin gjatë gjithë kohës. Nuk e mbaj mend të gjithën por e di se ata thonin që kjo ishte një mundësi e madhe dhe se ishin të lumtur që më gjetën”, ka thënë Agbaba kur ka rrëfyer përzgjedhjen që i ishte bërë kur ka qenë tepër e vogël. /Express/