back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicë e VeriutKështu dukej vrasësi i Ivanovicit, mbante kapuç

Kështu dukej vrasësi i Ivanovicit, mbante kapuç

Të ngjajshme

Sulmi në “Ibër-Lepenci”/ Më 24 dhjetor nis gjykimi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 24 dhjetorin si...

Dyfishohet çmimi i argjendit në Kosovë, ari është “i paprekshëm”

Çmimi i arit ka shënuar një rritje të konsiderueshme...

Lirimi i Kilajt, Haradinaj: Gjykatës Speciale i ra maska

Isni Kilaj, u lirua me kusht nga Gjykata Speciale...

Mercedesi sjell S-Class-ën si robot taksi luksoz, nis operimin në Abu Dhabi

Mercedes-Benz-i ka prezantuar projektin e ri futuristik: shndërrimin e...

Politikani serb dhe lideri i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanovic 54 vjeç u vra sot në mëngjes në orën 8:20 në Mitrovicë të Veriut.

Sipas mediave në Serbi, vrasësi kishte kapuç dhe qëlloi në Ivanovic’in nga pistoleta me shurdhues, e më pas e dogji veturën me të cilën u arratis, transmeton gazetametro.net.

Sipas informatave të para, gjithë pjesa veriore e Mitrovicës është nën bllokadë të fortë policore dhe janë në ndjekje të vrasësit dhe bashkëkryerësve të tij eventual. Hetimet janë në zhvillim. Ai qëlloi në Ivanovic’in derisa ai hynte në zyrat e partisë së vet.

Ivanovic’i pas sulmit u transportua në QS të Mitrovicës së Veriut, por pa shenja jete. Ndihmën e parë e kishte thirrur fqinja e cila shkonte për të blerë bukë. Ivanovic vdiq rreth orës 9:30 pasi që disa herë ishte qëlluar në pjesën e epërme të trupit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja ndërsa pistoleta ka pasur shurdhues. Sulmuesi ishte me kapuç, xhaketë dimri dhe e priste Oliverin që t’i afrohet shtëpisë ku e kishte partinë, qëlloi në të dhe u arratis.

Jo larg vendit të krimit u gjet vetura e djegur “Opel Astra”, me të cilën me siguri kishte ikur vrasësi dhe e kishte djegur për ti fshehur gjurmët. Për momentin nuk dihet se a ka pasur vrasësi bashkëkryerës i cili e priste në veturë./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz