back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKështu do të jetë moti për pesë ditët e fundit të vitit...

Kështu do të jetë moti për pesë ditët e fundit të vitit 2021

Të ngjajshme

Java e fundit e dhjetorit por edhe e vitit 2021 do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.

Kështu thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sipas të cilit, në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore.

“Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë
Celsius”, thuhet në njoftim.
“Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, bën të ditur në fund njoftimi i IHMK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz