BallinaLajmeKëshilltari i Trump ‘sulmon’ Gjykatën e Apelit - fuqia e Presidentit s’duhet...

Këshilltari i Trump ‘sulmon’ Gjykatën e Apelit – fuqia e Presidentit s’duhet të vihet në pikëpyetje

Të ngjajshme

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, a do të rikandidoj Sali Berisha?

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së...

Izraeli thotë se ka shkatërruar qendrën hapësinore dhe të satelitëve të Iranit

Izraeli tha të hënën se ka “shkatërruar” një kompleks...

Vetëm edhe dy javë kohë, mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se deri...

Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një...

Një këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka sulmuar Gjykatën Federale të Apelit në Amerikë për mbështetjen e vendimit për pezullimin e urdhër-ndalimit për emigrantët dhënë nga presidenti, Donald Trump.

Stephen Miller tha për mediat amerikane se vendimi i gjykatës ishte një “uzurpim gjyqësor i pushtetit” dhe se “fuqia e presidentit nuk duhet të vihet në pikëpyetje”.

Gjykata hodhi poshtë përpjekjen e Trump për të rivendosur ndalimin e emigrantëve nga shtatë shtete me shumicë myslimane sërish ditën e enjte, transmeton Klan Kosova.

Ky ndalim shkaktoi kaos në aeroportet amerikane duke nxitur edhe shumë protesta në të gjithë vendin.

Disa padi janë ngritur kundër këtij ndalimi derisa një gjykatës federal ka lëshuar një vendim që përkohësisht ka pezulluar këtë vendim të Trump.

Trump ka thënë se ai mund të luftojë këtë çështje në gjykata, por mund të marrë po ashtu në konsideratë dhënien e një urdhri të ri ekzekutiv.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz