back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeKëshilltari kryesor i komandantit të KFOR-it ishte takuar dje me kryetarët e...

Këshilltari kryesor i komandantit të KFOR-it ishte takuar dje me kryetarët e rinj të komunave në veri, ua kishte rikujtuar që trancizioni i pushtetit të jetë i qetë

Të ngjajshme

Sami Lushtaku e merr vendimin e parë, e gëzon Fadil Nurën!

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka marr vendimin...

Sami Lushtaku e emëron Fadil Nurën nënkryetar të Skenderajt

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka marr vendimin...

Imri Ahmeti betohet për mandatin e katërt si kryetar i Lipjanit

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti,...

Këshilltari kryesor politik i komandantit të KFOR-it, Babur Hizlan, më 4 dhjetor ka zhvilluar një takim me kryetarët e sapozgjedhur të komunave të Listës Serbe, të cilët sot kanë zyrtarizuar marrjen e detyrës pas seancave inauguruese.

Në këtë takim kanë marrë pjesë Milan Radojeviq, Zoran Todic, Dragiša Miloviq dhe Miloš Perović, si dhe Igor Simiq, i cili i ka shoqëruar ata, transmeton lajmi.net.

Gjatë bisedës, ambasadori Hizlan ka theksuar domosdoshmërinë e një tranzicioni të qetë dhe funksional të pushtetit lokal. Ai ka uruar kryetarët për marrjen e posteve dhe ka nënvizuar se institucionet lokale duhet të punojnë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Në njoftim thuhet se palët janë fokusuar në çështje të ndryshme me interes për komunat e tyre, ndërsa Hizlan ka riafirmuar angazhimin e KFOR-it për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij sipas OKB-së dhe për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë./lajmi.net/

- Advertisement -
Artikulli paraprak

Të Fundit

Sport

ShowBiz