back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaBotëKëshilltari i Trump lajm të madh për Turqinë

Këshilltari i Trump lajm të madh për Turqinë

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Majkëll Flin, gjenerali amerikan dhe këshilltarë i Donald Trampit, vlerëson se marrëdhëniet me Turqinë duhet të jenë në majën e prioriteteve të politikës së jashtme të SHBA-së.

Flin në një shkrim për gazetën “TheHill” thotë se “duhet të filloj dhe të bëhet e qartë se roli i Turqisë është e një rëndësie kruciale për interesat amerikane dhe se ajo është burimi i stabilitetit në rajon”.

Gjenerali ka dërguar kritika edhe deri tek administrata e Obamës duke thënë se nuk ka qenë veprim i mençur fakti se ajo ka mbajtur distancë nga Ankara.

“Duhet që ta adaptojmë politikën tonë të jashtme dhe të pranojmë se Turqia është prioritet. Duhet të shohim botën nga këndi i Turqisë. ka shkruar mes tjerash gjenerali Flin.

Fill ka shkruar edhe për Fetullah Gylenin duke thënë se nëse do të ishte i moderuar po aq sa tregohet nuk do të ishte në arrati.

“Gyleni e portretizon veten si një i moderuar, por në fakt ai është një radikalist islamik. Ai publikisht është lavdëruar se ‘ushtarët’ e tij janë në gatishmëri dhe presin urdhëratë nga ai për të vepruar. Nëse ai në realitet do të ishte i moderuare, nuk do të ishte në arrati, e as nuk do të nxiste armiqësi me Rexhep Taip Erdoganin dhe qeverinë e tij”, ka shkruar mes tjerash Flin. /SHENJA/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz