back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKëshilltari i Thaçit: Sveçla ndalon Pacollin por i jep leje speciale për...

Këshilltari i Thaçit: Sveçla ndalon Pacollin por i jep leje speciale për të lëvizur në Kosovë Aleksandër Jabllanoviqit

Të ngjajshme

Vdes pjesëtari i kabinetit të Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen...

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Rinumërimi: Albin Kurtit deri më tani i janë hequr mbi 400 vota

Janë rinumëruar mbi 75 për qind e votave të...

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

Këshilltari i presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Adil Behramaj ka publikuar një dokument në të cilin shihet se ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka dhënë leje speciale për të lëvizur lirshëm në tërë territorin e Kosovës, ish-ministrit të shkarkuar nga radhët e Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq.

Behramaj në postimin bashkëngjitur letrës ka pohuar që Sveçla i ka dhënë leje speciale për lëvizje në tërë territorin e Kosovës njeriut, i cili nënat që nuk i kishin lejuar pelegrinët serbë të hynin në Gjakovë i kishte quajtur egërsira.

Postimi i plotë:

“Xhelal Sveçla, si ushtrues detyre i ministrit, dje i paska dhënë leje speciale për të lëvizur lirshëm në tërë territorin tonë edhe Aleksandër Jabllanoviqit, ish-ministrit të shkarkuar, i cili nënat që nuk i kishin lejuar pelegrinët serbë të hynin në Gjakovë i kishte quajtur edhe egërsira”, ka shkruar Behramaj.

Behramaj rikujtoi se “Lëvizja Vetëvendosje atëherë e kishte shfrytëzuar këtë deklaratë të poshtër të tij për të organizuar protesta të dhunshme, duke e djegur edhe Qeverinë”.

“Tash deputetët e Kuvendit të Kosovës i kërcënojnë edhe me arrestime, kurse leje speciale i japin edhe Aleksandër Jabllanoviqit. Na ka mbetur neve të skuqemi për paturpësinë e tyre”, ka përfunduar Behramaj. /Lajmi.net/ 

Të Fundit

Sport

ShowBiz