BallinaLajmeKëshilltari i Pacollit: Pse nuk reagoi bashkësia ndërkombëtare pas lirimit të kriminelit...

Këshilltari i Pacollit: Pse nuk reagoi bashkësia ndërkombëtare pas lirimit të kriminelit serb?

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Jetlir Zyberaj, shef i kabintetit të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se Serbia e ka liruar nga burgu 3 vjet më herët Miodrag Sholaja të grupit famëkeq paramilitar serb ‘Scorpions’ që u dënua për vrasjen e 14 civilëve në Besianë gjatë luftës në Kosovë, përfshirë 7 fëmijë në oborrin e një shtëpie.

“Akt i turpshëm nga shteti serb. Çështja këtu nuk është vetëm lirimi i Sholaja’s, por edhe heshtja e bashkësisë ndërkombëtare dhe të delegacionit të BE në Beograd. Ky është realiteti se si kriminelët e luftës në Serbi janë heronj dhe glorifikojen nga qeveria e Aleksander Vucic dhe e Ana Brnabic për krimer e kryera”, thotë Zyberaj, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, Kosova do ta ngre këtë çështje në nivelin më të lartë dhe gjithashtu gjyqësori ynë duhet të jetë aktiv për të kërkuar masa për të sjellë kriminelët serbë të luftës para drejtësisë së Kosovës.

“Ne jemi të vetmit që mund t’i sjellim drejtësi familjeve të viktimave të shkaktuara nga ideologjia nacionaliste e sëmurë serbe e Serbisë së Madhe”, ka shkruar në fund Zyberaj. /Ballkani.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz