back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKëshilltari amerikan i Albin Kurtit – Grenellit: I kemi mbijetuar një diplomacie...

Këshilltari amerikan i Albin Kurtit – Grenellit: I kemi mbijetuar një diplomacie të pamatur nga ju

Të ngjajshme

Haradinaj: Ligjëratat e Speciales, propagandë kundër UÇK-së

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka komentuar ligjëratën e...

Vendim nga Supremja: ZRRE fiton ndaj KOSTT, gjoba afro 440 mijë euro mbetet

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si...

Arben Vitia e pranon që u intervistua nga Prokuroria Speciale

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar...

Hoti: 4 herë në 4 vite u shtrenjtua energjia elektrike, dhe tallja me qytetarët vazhdon

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar çështjen e...

Këshilltari amerikan i Kurtit i përgjigjet Grenellit.

Arun Chaudhary, këshilltari amerikan i kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar ish-emisarit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pasi ky i fundit e akuzoi Kurtin si anti-amerikan.

Chaudhary në një kundër reagim ndaj Grenell tha se ai është krenar që punon me Kurtin.

Ai ka thënë se “aleanca jonë është e palëkundur, e bazuar në liri dhe vetëvendosje, dhe i ka mbijetuar diplomacisë fort të pamatur që ju si “ndihmës” i Donald Trumpit e keni ndjekur”.

Grenell, përmes një postimi në ‘Tëitter’ e ka akuzuar Kurtin se ka qenë gjithmonë anti-amerikan si dhe sipas tij, Kurti ka qenë kundër politikave të ShBA-së të disa prej ish-presidentëve.Ai ka vazhduar edhe më tej duke ia përmendur Kurtit kohën kur hidhte gaz lotsjellës Kuvend për ta kundërshtuar miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz