back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKëshilltarët e Osmanit u aktivizuan kur morën vesh se shefja s’u propozohet...

Këshilltarët e Osmanit u aktivizuan kur morën vesh se shefja s’u propozohet më për Presidente- gjatë këtyre viteve morën paga rreth 2 mijë euro e mëditje pafund

Të ngjajshme

“The Pitt”: Drama mjekësore që po pushton televizionin

Seriali i ri mjekësor The Pitt është kthyer në...

Ilaç i ri kundër rënies së flokëve

Mijëra të rritur që vuajnë nga rënie e rëndë...

Përplasjet politike pas vendimit të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti për mos propozimin e Vjosa Osmanit për presidente e më pas vendimin e kësaj të vendit për shpërndarjen e Kuvendit nuk mbetën vetëm brenda zyrave, këto zhvillime u zgjeruan edhe në rrjete sociale.

Madje u vërejt dukshëm se si asnjëherë gjatë mandatit të presidentes ku qytetarë e vendit përballeshin me lloj-lloj problematikash e situatash e këshilltarët e presidentes nuk çelnin gojën për asgjë, ndryshe ndodhi tani.

Situata u bë edhe më e rëndë pasi si këshilltarët e Osmanit, edhe të Kurtit filluan të kritikonin e sulmonin njëri-tjetrin me fjalë nga më të ndryshmet, duke e ashpërsuar debatin.

Edhe pse presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti u munduan t’i shmangin përdorimin e emrit të njëri-tjetrit në kritikat publike, reagimet kanë ardhur nga bashkëpunëtorët e tyre, raporton lajmi.net.

Osmani mori vendim për shpërndarjen e Kuvendit, duke arsyetuar se ka kaluar afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Ky veprim u kritikua nga Qeveria dhe nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e cila më pas edhe e çoi dekretin në Gjykatë Kushtetuese.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë publikuar edhe kritika të drejtpërdrejta ndaj këshilltarëve presidencialë – ata akuzohen se po komentojnë në mënyrë të organizuar në mbështetje të presidentes, madje edhe përmes profileve të rreme.

Por pse gjithë kjo eufori tani?

Këshilltarët në fjalë të presidentes ishin aty ndër vite, e asnjëherë nuk u shqetësuan për asgjë- ndoshta sepse pagat e tyre dhe mëditjet ishin aq të larta saqë nuk u vinte koha të merreshin me problematikat e tjera.

Por siç duket rehatia që patën se presidentja do propozohet e do ta ketë edhe një mandat i bëri të mos flasin deri në natën kur edhe kuptua gjithçka, që Kurti e la jashtë “lojës” Osmanin apo “presidenten më të mirë të shekullit 21”.

Bazuar në informacionet publike dhe ligjin për pagat në sektorin publik të Kosovës, paga përcaktohet sipas kategorive të funksionarëve dhe koeficientit ligjor – që pagën më të lartë nga këshilltarët e Presidentes e ka shefja e stafit, Learta Hollaj, e cila nuk ka as shtetësi kosovare dhe e njëjta vazhdon të mos e deklaroi fare pasurinë e saj. Hollaj sipas këtyre të dhënave merr afërisht 1,490 – 1,500 euro në muaj, duke vazhduar me këshilltarët e tjerë që marrin afërisht 1,180 – 1,200 euro gjithmonë duke u bazuar në koeficientin aktual.

E si për “çudi”, Vjosa Osmani zgjodhi që në secilin udhëtim jashtë vendit t’i marr nga 5-6 këshilltar/e çdoherë e që shtetit të Kosovës i kushtuan shtrenjtë.

Çdo udhëtim, mëditje e bonuse ua bëri atyre jetën shumëfish më luksoze, e qytetarëve shumë herë më të vështirë pas për bazë faktin se të gjitha pagat e benefitet e tyre rrjedhin nga xhepi i qytetarit.

Këto shifra përfaqësojnë vetëm pagën bazë mujore dhe nuk përfshijnë mëditjet, kompensimet për udhëtime apo bonuset e tjera që mund të aplikohen sipas rregullave të Presidencës.

Paga e këshilltarëve dhe e stafit të Presidencës së Kosovës ka nxitur interes, pasi shuma vjetore për pozicionet më të larta arrin deri në rreth 18 mijë euro edhe kjo duke mos llogaritur mëditjet, udhëtimet zyrtare apo bonuset.

 

Vendi në javët e fundit është përballur me një bllokim tjetër politik, këtë herë lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, ndërsa afati kushtetues për emërimin e kreut të shtetit ka kaluar.

Vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese pritet të sqarojë në mënyrë definitive situatën institucionale dhe fatin e legjislaturës aktuale. Ky afat është deri më 31 mars, kur edhe Gjykata Kushtetuese pritet të jap fjalën përfundimtare dhe të dihet s’i të vazhdohet tutje.

Vjosa Osmani ndryshe do të mund të qëndrojë në postin e presidentes deri më 5 prill. Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo emrin e saj nuk e ka propozuar askush e kësisoj situata u komplikua.

Për partinë në pushtet, ajo nuk i ka pasur votat e nevojshme, ndërsa për partitë e tjera ajo nuk e ka personifikuar unitetin e nevojshëm që i duhet figurës së presidentit./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz