Këshilli Prokurorial i Kosovës i shqetësuar për kërcënimin ndaj prokurorit Mehdi Sefa
03

Lexo edheKelmendi: Mirëpresim dhe mbështesim sulmet ajrore të SHBA-së kundër regjimit sirian

Këshilli Prokurorial i Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimin që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Mehdi Sefa, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare.
Për ne si Këshill, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve, janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Ne qëndrojmë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesim ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojmë në përmbushjen e misionit të tyre.
Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.
Lexo edheKelmendi: Mirëpresim dhe mbështesim sulmet ajrore të SHBA-së kundër regjimit sirian