BallinaRegjionaleDrenasKëshilli Prokurorial i Kosovës i reagon Xhavit Drenorit

Këshilli Prokurorial i Kosovës i reagon Xhavit Drenorit

Të ngjajshme

Ernest Muçi befason, do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës te Trabzoni!

Ernest Muçi është në dispozicion të Trabzonsporit, ndërsa në prag...

Skadon opsioni i blerjes së Rashford nga Barcelona

Barcelona mund të duhet të negociojë për vazhdimësinë e...

Qytetari denoncon: Vazhdojnë parregullsitë me njehsorët, KEDS dhe KESCO në heshtje

Shqetësimet e qytetarëve për matjen e energjisë elektrike po...

Kurti priti në takimin Shefin e Misionit të EULEX-it, flasin për sundimin e ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim...

Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka përcjellë zhvillimet e fundit mediale dhe është tejet i indinjuar me mënyrën se si asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, z. Xhavit Drenori, e ka apostrofuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, z. Imer Beka, për kinse mosveprim. Forma të tilla të deklarimit publik rrezikojnë jo vetëm integritetin e kryeprokurorit Beka por edhe autoritetin e sistemit prokurorial në tërësi.

Për Këshillin, mbrojtja e pavarësisë dhe autoritetit të prokurorëve është obligim, andaj aktet e tilla të deklarimeve publike ndaj prokurorëve janë të pa tolerueshme.

Këshilli qëndron fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështet ata në ushtrimin e funksionit të tyre dhe i inkurajon në përmbushjen e mandatit të tyre.

KPK siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz