Kërpudhat nuk bindin/Të afërmit e familjes nga Gjilani, dyshime dhe akuza për neglizhencë: Qeni pse ngordhi?!
BILLI

Lexo edheFlasin nga grupi i kosovarëve që po ecnin në zonën e Zubin Potokut: Jemi mirë

Mes dhimbjes së madhe për humbjen e prindërve dhe gjyshes, djali i Afrim dhe Ferdinaze Halitit nga Gjilani hedh dyshime për vdekjen e tyre.
Atë dhe familjarë të tjerë të tyre nuk i bind versoni se helmimi ka ndodhur nga kërpudhat. Kjo për faktin se familjes i ka ngordhur dhe qeni.
“Ndjekja ka filluar nga policia, mjekësia ligjore besoj që ka me e thënë fjalën e vet. Mua më shqetëson pse ka ngordhur qeni, ai nuk konsumon ushqim që hamë ne. Është shumë e dyshimtë. Ne nuk dimë qe qeni konsumon kërpurdha. Ata mbledhin kërpurdha gjatë gjithë kohës. Babi ka dalë se ka pasur dëshirë me ecur nëpër male. Mami i ka njohur shumë mirë kërpurdhat se është rritur në fshat” thotë djali.

Lexo edheFlasin nga grupi i kosovarëve që po ecnin në zonën e Zubin Potokut: Jemi mirë
“Familja ka qenë në shtëpi të vet, janë shtetas të Shqipërisë. Qeni ka ngordhur dhe ne nuk dimë se ai konsumon kërpudha, ka ushqimin e vet. Ata kanë mbledhur gjithmonë kërpudha. Ne presim mjekësinë ligjore. Ndjekja penale do të vazhdojë, është rast i dyshimtë. Neglizhenca e kujdesit mjekësor parësor në Gjirin e Lalëzit ka qenë shumë e madhe, kjo ka vazhduar edhe në Tiramë. Kërkojmë hetimin e rastit në detaje. Nuk dimë që qeni konsumon kërpudha” thotë një tjetër familjar.