BallinaLajmeKërkohet përjashtimi i Lajçakut nga procesi i dialogut

Kërkohet përjashtimi i Lajçakut nga procesi i dialogut

Të ngjajshme

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut,...

Dy ndeshje sot në Superligë, vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll...

Një femër e sulmoi fizikisht policen brenda stacionit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit

Një tifoz i Celta Vigos mbeti i plagosur pas...

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka reaguar pas deklaratës së Miroslav Lajçak, i cili ka kërkuar që Kosova të ndryshojë Kushtetutën për të implementuar Asociacionin e Komunave Serbe, shkruan GazetaBlic.

Nitaj ka thënë se Kosova duhet të kërkojë përjashtimin e Lajçakut nga procesi pas kësaj deklarate.

“Edhe në gjyq, njëra palë ka të drejtë të kërkojë përjashtimin e një gjyqtarit nga procesi. Edhe Prishtina ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut”, ka thënë Nitaj.

Lajçaku, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “Kushtetuta nuk është Bibël”, por duhet të ndryshon nenet e ligjet që t’i hapur rrugë formimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

“Është logjike se duhet ndryshuar Kushtetuta dhe nuk tha askush se nuk duhet ndryshuar. Kushtetua nuk është bibël”, është shprehur Lajçak në Serbi, menjëherë pas vizitës dyditore në Kosovë.

Ndërkohë, pas kësaj deklarate të Lajçakut ka pasur reagime të shumta në Kosovë, duke e quajtur të papranueshme ndërrimin e Kushtetutës për Asociacionin e komunave me shumcië serbe.

Së fundit kryediplomatja Haradinaj-Stubllka e ka akuzuar Lajçakun se po dëshiron ta kthejë idenë e korrigjimit të kufijve me deklaratën për ndryshim të kushtetutës së Kosovës./GazetaBlic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz