back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKërkohet nga policia, deputeti Arifi sipas familjarëve nuk është në Kosovë

Kërkohet nga policia, deputeti Arifi sipas familjarëve nuk është në Kosovë

Të ngjajshme

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk del para gjykatës të martën

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të...

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të bashkëpunojmë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha,...

Hapet stacioni i kërkim-shpëtimit malor në Junik

Kryetari i Komunës së Junikut ka njoftuar për hapjen...

Oriola Marashi debuton në muzikë: Një kapitull i ri fillon sot

Oriola Marashi, një nga vajzat më të bukura dhe...

Deputeti nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Etem Arifi, është larguar nga Kosova pasi ndaj tij Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar fletarrest.

Ai është dënuar me burgim prej 1 viti e 3 muaj për veprën penale mashtrim me subvencione. Dënimi ndaj Arifit u konfirmua nga Gjykata Supreme në janar të këtij viti.

Megjithatë, askush nga familjarët e tij nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje. Edhe organet e rendit ende nuk i kanë rënë në gjurmë vendndodhjes së Arifit.

Policia e kërkoi disa herë, por nuk e gjeti në shtëpi deputetin Arifi.

“Policia e Kosovës në momentin që ka pranuar vendimin e Gjykatës për arrestim të personit në fjalë. Menjëherë ka ndërmarr masat për me egzekutu. atë vendim. E kemi kërkuar disa herë në shtëpinë e tij, nuk është gjet sipas familjarëve është jashtë vendit. Njësitë policore kanë bërë raport dhe të njëjtin e kanë dërguar në gjykatë për me njoftu dhe për me pa për veprimet e mëtutjeshme”, tha Ahmeti.

Pengesë për Policinë për ta futur prapa grilave Arifin, është edhe mos anëtarësimi në Interpol.

“Padyshim që na e kemi thënë shumë herë që mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol paraqet pengesë në komunikim me policitë të shteteve të ndryshme. Ne kemi me disa shtete bashkëpunim bilateral, mirëpo vërtet mungesa e të qenit anëtar të Interpolit paraqet hendikep të madh në kryerjen e detyrave tona”, shtoi Ahmeti.

Mos shkuarja në vuajtje të dënimit, Arifit ia mundësoi që të votonte për mosbesimin e Qeverisë Kurti. Po ashtu deputeti, edhe pse i dënuar, e hodhi voton pro formimit të Qeverisë Hoti. Për këtë çështje, Vetëvendosje ka kërkuar interpretim nga Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz