back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaJetëKërkohet ndihmë nga qytetarët për këtë 19 vjeçare, është zhdukur para 1...

Kërkohet ndihmë nga qytetarët për këtë 19 vjeçare, është zhdukur para 1 viti

Të ngjajshme

“Njeri katastrofë je ti, unë kam me të nxjerr jashtë”, Toney nuk kursen Bian

Toney, është rikthyer brenda shtëpisë më të madhe në...

Hoxhaj: Mafia energjetike e VV-së po i bën qytetarët të paguajnë dy herë rrymën

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës,dhe kandidat për deputet nga...

Këngëtarja rikthehet me album të ri pas më shumë se një dekade

Fansat e Leona Lewis kanë arsye të forta për...

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e...
- Advertisement -

Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për 19 vjeçaren Elma Morina që ishte zhdukur para 1 viti

- Advertisement -

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit, ka njoftuar se që nga maji i vitit 2018, 19 vjeçarja Elma Morina nga Prizreni është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe që nga ajo kohë është iniciuar si rast “Person i Zhdukur’.

Që nga ajo kohë nuk dihet fare për vendndodhjen e saj, edhe pse familjarët thonë të kënë komunikuar herë pas here me të, megjithatë kohët e fundit kanë treguar që i kanë humbur të gjitha kontaktet.

“Me datë 11 maj 2018 në Stacionin Policor Prizren është iniciuar rasti “Person i zhdukur” në bazë të deklaratave të familjarëve të cilët thonë se viktima Elma Morina nga Prizreni i vitlindjes 05.07.2000 është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe se nga ajo ditë ende nuk dihet asgjë për vendin ku ndodhet. Sipas familjareve te viktimës e njëjta herë pas here ka komunikuar me familjaret e saj përmes rrjeteve sociale, mirëpo tash kohëve te fundit nuk ka komunikim fare”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Marrë parasysh situatën e krijuar, me urdhër të Prokurorisë së Kosovës, Policia ka vendosur që t’i bëjë publike të dhënat e saj, për t’ua lehtësuar qyetatrëve identifikimin e saj.

“Hetuesit Rajonal me qëllim të pranimit të informatave nga qytetarët, informata të cilat do të ndihmonin në zbulimin e vendndodhjes së personit të zhdukur, kanë siguruar Urdhëresë me shkrim nga Prokuroria për të bërë publike të dhënat dhe fotot e personit të zhdukur”, sqaron Policia.

Ata kërkojnë ndihmë nga qytetarët, për çfarëdo informate që mund të kenë dhe sygjerojnë që të afrohen në stacionin më të afërt policor apo të telefonojnë në 192.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, kërkon ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë informatë sado të vogël ta informojnë stacionin më të afërt policor ose në telefon në numrin 192 rreth vendndodhjes së peronit me të dhënat dhe foton”, përfundon njoftimi.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz