back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeKërkohen masa të reja kundër cigareve elektronike dhe duhanit në Kosovë

Kërkohen masa të reja kundër cigareve elektronike dhe duhanit në Kosovë

Të ngjajshme

Aida u jep ndjekësve lajmin e papritur

Këngëtarja e njohur Aida Doci ka njoftuar ndjekësit se...

Ahmeti: Humbësi duhet të tërhiqet, e jo fituesi, që është AKI-ja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka...

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e...

​Komisioni i BE-së raporton TikTok dhe Meta për shkelje paraprake të rregullave

Komisioni Evropian të premten paraprakisht i gjeti TikTok dhe...

Kosova shtyn zbatimin e rreptë të Ligjit për të huajt dhe për Automjete

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka shtyrë...

Aleanca për të Ardhmen pa Duhan ka mbajtur një punëtori me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet shëndetësore, shoqëria civile dhe mediat, ku u diskutuan idetë dhe hapat konkretë për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kosovë.

Në qendër të diskutimit ishin sfidat e shkaktuara nga produktet e reja të industrisë së duhanit: cigaret elektronike, vapes dhe sistemet e tjera elektronike të shpërndarjes së nikotinës (ENDS).

Në takim u theksua se si rezultat i marketingut agresiv të industrisë së duhanit, është duke u vërejtur një rritje e përdorimit të cigareve elektronike, sidomos te të rinjtë, por edhe në grupmosha të tjera. Këto produkte shpesh promovohen në mënyrë mashtruese si më pak të dëmshme se cigaret tradicionale, ndonëse përbëjnë rrezik serioz për shëndetin publik.

Aleanca theksoi se do të avokojë fuqishëm që cigaret elektronike, vapes dhe sistemet e tjera të shpërndarjes së nikotinës të adresohen qartë në procesin e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, si dhe në forcimin e aktiviteteve monitoruese për zbatimin e tij.

Në këtë kuadër, anëtarët e Aleancës kanë përgatitur një draft-program, i cili parasheh përfshirjen e profesionistëve shëndetësorë, prindërve, të rinjve, mësimdhënësve dhe komunitetit në aktivitete multisektoriale.

Qëllimi është të ushtrohet presion pozitiv ndaj institucioneve për të zbatuar politika efektive që ndihmojnë në uljen e përdorimit të duhanit në Kosovë.

“Shëndeti i brezit të ri duhet të jetë prioritet kombëtar. Asnjë produkt i duhanit nuk është i padëmshëm dhe bashkë duhet të veprojmë që ta bëjmë të ardhmen pa duhan një realitet në Kosovë,” theksoi Aleanca.

Punëtoria u organizua nga Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC)./rtk

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz