Kerem Bürsin përfundon në spital, aktori tregon gjendjen pas ndërhyrjes

Aktori i njohur turk, Kerem Bürsin, ka shqetësuar fansat me postimin e tij të fundit në rrjetet sociale. 39-vjeçari ka bërë të ditur se së fundmi iu është nënshtruar një operacioni për hernie diskale në qafë.
Bürsin, i cili në vitin 2023 kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale për hernie diskale në shpinë, këtë herë është përballur me një problem në zonën e qafës.
Pas operacionit, aktori ka publikuar disa fotografi nga dhoma e spitalit, ku shihet i shtrirë në shtratin e tij.
Në disa prej pamjeve shfaqen edhe miqtë e tij, të cilët nuk e kanë lënë vetëm gjatë kësaj periudhe.
“Lamë pas një javë të mbushur plot… Me mirënjohje dhe duke vazhduar përpara”, ka shkruar Bürsin krahas fotografive.
Postimi i aktorit ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët i kanë dërguar shumë mesazhe mbështetëse dhe urime për shërim të shpejtë.

Lexo edheEra Istrefi shfaqet në superformë, publikon foto nga palestra














