back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaLajmeKërcënon ambasadori rus: Nëse NATO i prek avionët tonë, do përgjigjemi me...

Kërcënon ambasadori rus: Nëse NATO i prek avionët tonë, do përgjigjemi me luftë

Të ngjajshme

Sondazhi nga IRI: 77% e qytetarëve të Kosovës e shohin Amerikën si aleatin kryesor

Një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka treguar...

Kapet i dyshuari me 500 pula në furgon, tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin

Një person është ndaluar nga policia, mëngjesin e së...

Burri dhe gruaja rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Një rrahje në mes dy bashkëshortëve ndodhi dje në...

Busquets përshëndetet nga futbolli, i pari që e uron për pensionim është Sergio Ramos

Sergio Busquets ka vendosur të pensionohet nga futbolli në...

Kongresmeni amerikan thotë se presidentja Osmani u takua me Trumpin

Kongresmeni amerikan, Keith Self, ka zhvilluar një takim me...

Ambasadori rus në Francë, Alexey Meshkov, ka paralajmëruar se rrëzimi i një aeroplani rus nga forcat e NATO-s në hapësirën ajrore të ndonjë vendi aleat do të çojë në luftë.

Deklarata u bë gjatë një interviste me kanalin francez të lajmeve RTL, në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe aleancës perëndimore janë në rritje, raporton TopChannel transmeton Periskopi

Komentet e Meshkov vijnë pas deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili u shpreh se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë që shkelin hapësirën e tyre ajrore.

“Rrëzimi i një avioni rus do të përbënte një akt lufte, e dini ka shumë aeroplanë të NATO-s që shkelin hapësirën ajrore ruse, me qëllim ose jo, por kjo ndodh mjaft shpesh. Ata nuk qëllohen më pas”, tha ambasadori rus.

Pas deklaratave të ambasadorit, vendet anëtare të NATO-s kanë raportuar një numër incidentesh të ndodhura javët e fundit, ku avionë dhe dronë rusë kanë shkelur hapësirën e tyre ajrore.

Më 10 shtator, Polonia raportoi rrëzimin e të paktën tre dronëve rusë në territorin e saj, ndërsa Rumania konfirmoi fluturimin e një avioni pa pilot rus për afro një orë mbi hapësirën e saj ajrore. Ndërkohë, më 19 shtator, Estonia tha se tre avionë luftarakë MiG-31 të Forcave Ajrore Ruse kishin hyrë në hapësirën ajrore të vendit për 12 minuta.

Moska ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si të pabazuara dhe pjesë të një fushate kundër saj. Ambasadori Meshkov përsëriti linjën zyrtare të Kremlinit, duke hedhur poshtë edhe lidhjet me aktivitetet e dyshimta të dronëve të vërejtur në Danimarkë dhe Norvegji në fillim të kësaj jave.

Incidentet e përsëritura në kufijtë lindorë të NATO-s po tensionojnë më tej marrëdhëniet tashmë të acaruar mes Perëndimit dhe Rusisë, sidomos që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Muajt e fundit, zyrtarë perëndimorë kanë paralajmëruar për një rrezik të përplasjes ushtarake të drejtpërdrejtë me Rusinë në vitet në vijim, veçanërisht nëse lufta në Ukrainë përshkallëzohet ose zgjat më tej.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz