BallinaLajmeKërcënohet pjesëtari serb i FSK-së (VIDEO)

Kërcënohet pjesëtari serb i FSK-së (VIDEO)

Të ngjajshme

Aksident i rënë në Cerovikë të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditën e...

Paga e 13-të del me 31 mars

Deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe...

Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tragjike e marsit të vitit 2025

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka zhvilluar, sot më, 27.03.2026,...

Shqipëria zyrtarizon ndeshje miqësore për ditën e marte

Shqipëria nuk ia doli të arrij në finale të...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me uniformë të UÇK-së dhe një pjesëtar serb i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Z.S. u publikuan nga një faqe në Facebook, bashkë me akuzën se ushtaraku i ri është bërë pjesë e një ushtrie armiqësore ndaj serbëve.

E atë e shpërndahu edhe një qytetar serb nga Gjilani, me incialet D.P, me çka nxiti edhe një valë kërcënimesh për oficerin.

Kështu u deshtë reagimi i autoriteteve, që e arrestuan dhe e paraburgosën të dyshuarin për 30 ditë. Nga Forca e Sigurisë së Kosovës thonë që raste të tilla ndaj komuniteti serb ka shpesh.

Klan Kosova qëndroi edhe te familja e pjesëtarit të FSK-së, por ata nuk deshën të flasin për këtë incident.

Ndërsa nga familja e të dyshuarit D.P thanë që presin që ai të kthehet nga paraburgimi, meqë sipas tyre, ajo fotografi ishte montim që iu bë atij.

Për oficerin e FSK-së, Z.S, kishin shkruar edhe më herët mediat serbe duke e cilësuar si skandal pjesëmarrjen e tij në ushtrinë kosovare.

Kronikë e gazetares Qendresa Tershana.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz