back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeKërcënohet familja e Presidentit, policia arreston një person

Kërcënohet familja e Presidentit, policia arreston një person

Të ngjajshme

Llapi me ”fshesë” para vitit të ri, brenda ditës largon edhe futbollistin e tretë

Skuadra e Llapit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me...

Aksident në Dollc mes një veture dhe një kamioni

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë...

Amorim konfirmon mungesën e Bruno Fernandes

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes do të mugoj...

Roberti konfirmon ndarjen nga e dashura: E mirë por shumë e re

Robert Berisha e ka konfirmuar ndarjen nga e dashura...
- Advertisement -

Një person nga fshati Jabllanicë e Klinës është arrestuar para dy ditësh me dyshimin se ka kërcënuar familjen e presidentit në fshatin Burojë të Skenderajt.

Sipas burimeve të kallxo.com, fshatari i Jabllanicës ka shkuar në shtëpinë e familjes ku ka kërcënuar familjarët. Arsyeja e kërcënimit është pakënaqësia e qytetarit me ndarjen e një subvencioni në bujqësi.

- Advertisement -

Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurorja Fikrie Sylejmani, e cila është duke e hetuar rastin.

“Vëllai i presidentit është ankuar për kërrcënim” ka thënë prokurorja. Ajo ka shtuar se motivi i kërrcënimit është pakënaqësia që personi i dyshuar e kishte rreth një granti.

Personi është arrestuar dhe unë kam kërkaur paraburgimin e tij” ka thënë prokurorja Sylejmani. Ajo ka thënë se për momentin nuk mund të jap më shumë detaje.

Avni Zaiti zëdhënës i policisë në Mitrovicë i tha kallxo.com se një person është ankaur në stacionin policor të Skenderajt për kërcënim. Sipas Zahitit policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe është duke i zhvilluar hetimet.

Presidenti i vendit nuk ka në kompentencën e tij ndarjen e subvencioneve në bujqësi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz