back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKeqpërdori detyrën, IPK-ja rekomandon suspendimin e një zyrtari policor

Keqpërdori detyrën, IPK-ja rekomandon suspendimin e një zyrtari policor

Të ngjajshme

Rexhepi: Do të jem pjesë e Qeverisë Kurti 3

Në kohën kur Kuvendi i Kosovës po përballet me...

Hysri Selimi deklarohet lidhur me akuzën për spiunazh: Jam i pafajshëm në tërësi

Në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në...

Hamiti: Kosova nën sanksione të ShBA-së dhe BE-së, gjendje e re normale

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur...

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Perëndimi – Gjakovë.

Hetuesit e IPK-së kanë filluar një hetim me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” kurse pas konsultave me Prokurorinë e Themelore në Prizren rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar në sistem të dhënat e një qytetari – shtetas i Republikës së Kosovës” thuhet në njoftim të IPK-së.

Sipas Inspektoratit, qytetari nuk ka qenë fare prezent në këtë pikë kalim kufitar kurse dyshimet janë se zyrtari policor e ka bërë këtë verifikim që të vërtetonte nëse shtetasi ishte apo jo në kërkim policor.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë Themelore në Prizren do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti” thuhet tutje në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz