back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaJetëKeni problem me fryerje të barkut? Këto ushqime do ju ndihmojnë

Keni problem me fryerje të barkut? Këto ushqime do ju ndihmojnë

Të ngjajshme

Nëse keni fryerje dhe ngërçe, në vend të tentimit për të eliminuar shkaktarin e problemit, përpiquni që të fusni në organizëm këto ushqime që do ju ndihmojnë që të ndjeheni më mirë

Gido Mejz, ekspert i barërave klinike, shpjegon se arsyeja mund të jetë mungesa e ushqimeve të rëndësishme në ushqyerjen tonë dhe për këtë kjo mund të zgjidhet me shtimin e ushqimeve që ndihmojnë në shmangjen e fryerjes dhe ngërçeve.

“Aroma e fortë e bimëve mund të ju ndihmojë që të kontrolloni mundimet, gazërat, ngërçet e bile edhe sindromin e zorrëve të irrituara”, thotë Mejz

Kjo është lista e shkurtë e ushqimeve dhe bimëve që do t’iu ndihmojnë që të zgjidhni problemin e tretjes në mënyrë natyrore. Duke ju falënderuar ndikimit të tyre në të gjitha aspektet e shëndetit mos u befasoni nëse ju përmirësohet metabolizmi dhe lëkura ju bëhet më e bukur.

Nana

“Nuk është e rastësishme që nana është popullore pas darkës”, thotë Mejzi, cili këshillon verzionin natyror, për shembull qaj (të ftohtë dhe të nxehtë), i cili do të ndihmojë në lirimin e ngërçeve dhe heqë ndjenjën e fryerjes.

Xhenxhefili

Rrënja e xhenxhefilit është e njohur si ilaçi më i mirë natyror kundër mundimit në lukth. Mejz këshillon që xhenxhefili i posa prere të shtohet në çaj ose ujë të ngrohtë.

“Është i shkëlqyeshëm për udhëtime dhe do të ndihmojë tretjen tuaj”, thotë Mejz.

Farat e koprës

Vetëm një majë e vogël e këtyre farave zbut fryerjen dhe gazrat.

Nëse vuani nga fryerja kronike Mejz këshillon përdorimin e vajit të kësaj fare.

Uthulla e mollës

Efektet e uthullës së mollës janë të shumta e një nga më të mëdhënjtë është që ndihmon në shërimin e problemit të tretjes, sepse ndihmon që acidi i lukthit shkon atje ku edhe e ka vendin. Mejz shpjegon se uthulla është përplot me bakterie të cilat janë të një rëndësie thelbësore për baraspeshën në lukth dhe tretje të shkëlqyeshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz