Këngëtarja Fjolla Morina shpreh haptas përkrahjen për Albin Kurtin.
Sot do të mbahet mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, por ky mocion nga shumë qytetarë nuk konsiderohet si veprim i duhur në këtë periudhë.
Në këtë krizë politike, disa prej artistëve kanë shprehur haptas përkrahjen për politikanë të caktuar.
Njësoj vlen edhe për Fjolla Morinën, e cila përmes disa postimeve, ka shkruar fjalë të mëdha për Kurtin.
“Më rëndësi populli është në mbështetje të Kryeministerit, sa ma shumë kundërshtar aq ma i fortë do të bëhesh, do të hynë në histori si Fan Noli i dytë! @albinkurti_ ❤️?”, ka shkruar ajo.
Në tjetër postim ajo shkruan “Të ruajt i madhi Zot bablok.
Fjolla vazhdoi edhe me një sërë postimesh tjera, ku shkruan “Unë jam lypës, thoshte babloku, mrekullitë i bën Zoti”.
“Ky njeri e ka të shkruajtur në ballë që është njeri i mirë. Diçka po shkon gabim në këtë foto, i mungon luksi i politikanëve që i karakterizon, gjithsesi ty zoti ta bëftë hallall e të bëftë mirë”, janë fjalët e Fjollës.