back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaKulturëKëngëtarja e njohur fiton miliona, babai i saj punon për 60 euro...

Këngëtarja e njohur fiton miliona, babai i saj punon për 60 euro në ditë

Të ngjajshme

Trazira në aeroportin e Heathrow, zjarrfikësit në vendngjarje, probleme edhe në disa linja treni

Frikë dhe panik ka përjetuar udhëtarët në aeroportin Heathrow...

IKSHPK apelon sërish qytetarët të mos e përdorin për pije ujin e Badocit, shkak mangani

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njofton...

Nga Klan Arena, Nisma nis të shtunën fushatën për zgjedhjet lokale

Nisma Socialdemokrate do të nisë të shtunën fushatën për...

Austri: Arrestohen dy shqiptarë për grabitje dhe shkëmbim zjarri me policinë

Sipas hetimit, njëri nga burrat besohet se ka qëlluar...

Dihet tashmë nga të gjithë se mes Adele dhe babait të saj biologjik, ish i alkoolizuar, 55 vjeçarit Mark Evans nuk kishte marrëdhënie të mira.

Baba e bijë nuk shihen e nuk dëgjohen prej vitesh.

Tabloidi anglez ‘The Sun’ ka zbuluar së fundmi se babai i popstares së famshme nuk ia del shumë mirë në jetë.

Duket në fakt se ai punon si shofer në një shoqëri transporti për një pagë afro 60-70 euro në ditë.

Një diferencë shumë e madhe me të bijën, e cila mendohet se fiton thuajse 170 milionë në vit dhe është ylli nën 30 vjeç më e pasur në Mbretërinë e Bashkuar.

Për të rivendosur marrëdhëniet me prindin, duket se ylli i popit as që e ka ndër mend.

Një peng i vjetër e bën të mos dojë fare të kontaktojë me të, pavarësisht tentativave të tij për ribashkim.

Mark e la Adele (e cila ishte pak më shumë se dy vjeç) dhe nënën e saj Penny Adkins për shkak të alkoolit.

Pak vite më parë, Evans kishte dhënë një intervistë, ku i kërkonte falje të bijës për faktin se nuk kishte qenë një baba i mirë dhe duke bërë veten fajtor, pasi mendon se mungesa e tij mund ta ketë bërë pak të vështirë jetën e Adele.

Këto kanë qenë fjalë që artistja nuk i ka pëlqyer dhe që bënë madje që këngëtares t’i rritej zemërimi me të atin, duke thënë: “Nuk do dëgjojë më asgjë nga unë.”

Një mik i Mark Evans ka deklaruar për The Sun: “Ai e di se ka bërë gabime, por do t’i pëlqente t’i rregullonte gjërat dhe të arrinte ta falnin. Nuk po kërkon paratë e saj apo dicka tjetër, do vetëm të jetë një gjysh normal dhe t’i blejë akullore nipit të tij, gjëra të këtij lloji. E ka zemrën e thyer. Nuk ka një jetë…”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz