Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë
dp·

Këngëtarja e njohur shqiptare, Marsela Çibukaj, ka ndarë lajmin e ëmbël se është bërë nënë për herë të parë.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka publikuar fotografi të veçanta, ndërsa ka bërë të ditur se familja e saj është zgjeruar me ardhjen në jetë të djalit që e pagëzoi me emrin Dajt, shkruan IndeksOnline.
“E di… s’kemi qenë shumë aktivë në rrjete sociale, por na është mbushur jeta, shpirti dhe zemra plot”, ka shkruar Çibukaj.
Ajo ka shoqëruar postimin edhe me fjalët “Bekim i Zotit dhe i Dashurisë”, duke e përshkruar kështu ardhjen e vogëlushit si një bekim për të dhe partnerin, Vitmarin.
Lexo edheAktorja e njohur që vdiq të dielën, ishte e fejuara e boksierit Klitschko















