back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKëngëtari i njohur kërkon ndihmë për shërimin e ushtarit të UÇK së...

Këngëtari i njohur kërkon ndihmë për shërimin e ushtarit të UÇK së nga Skenderaj (FOTO)

Të ngjajshme

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Këngëtari i njohur Gold AG ka bërë një thirrje publike për ndihmë humanitare në mbështetje të shërimit të Liridon Rexhës nga Vajniku i Skenderajt, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zjarrfikës në shërbim të komunitetit, përcjellë Drenica Press.
Sipas njoftimit, Liridon Rexha po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një tumori të avancuar në veshkë. Ai ka qenë pjesë e UÇK-së që nga mosha 16-vjeçare dhe më pas ka vazhduar shërbimin e tij ndaj qytetarëve si zjarrfikës, duke kontribuar për vite me radhë në sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, trajtimi i tij mjekësor duhet të vazhdojë jashtë vendit, ndërsa kostot janë rritur ndjeshëm. Edhe pse një pjesë e shpenzimeve mbulohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, shuma nuk është e mjaftueshme për të përballuar të gjitha nevojat mjekësore.
Sipas familjes, vlera e përgjithshme e trajtimit pritet të tejkalojë shumën prej 100 mijë eurosh, andaj është e nevojshme ndihma e qytetarëve, bizneseve dhe mërgatës për të siguruar vazhdimin e mjekimit.
Gold AG ka ftuar të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, duke theksuar se çdo ndihmë, sado e vogël, është shumë e çmuar dhe mund të bëjë një ndryshim të madh në këtë betejë për shëndetin dhe jetën.
Të dhënat për donacione:
🔹 Brenda Kosovës
Banka: Raiffeisen Bank Kosovo
Përfituesi: Liridon Rexha
Nr. i llogarisë: 1503050000509613
🔹 Nga Evropa / Jashtë Kosovës
IBAN: XK05 1503 0500 0050 9613
SWIFT/BIC: RBKOXKPR
Familja dhe përkrahësit e Liridon Rexhës kanë shprehur mirënjohje për çdo akt humanitar dhe solidaritet të treguar në këtë periudhë të vështirë./drenicapress.org/

Të Fundit

Sport

ShowBiz