Këngëtari i njohur dhuron 500 euro për Astritin nga Skenderaj (FOTO)
BILLI·

Astrit Islami, 30 vjeçar nga fshati Dashec i Skenderajt është diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë Leukemi Akute, shkruan Drenica Press.
Aktualisht, Astriti gjendet në Turqi, ku ka filluar trajtimin mjekësor. Për shërimin e tij në këtë vend kërkohet të bëhet një transplant i palcës kockore, që kushton 110 mijë euro.
Atij i nevojitet ndihma financiare e qytetarëve për ta kryer transplantin e palcës kockore.
Andaj, të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë mund të dërgojnë SMS në këtë numër të telefonit 55101.
Gjithashtu mundeni të telefononi edhe në numrin e vëllaut të Astrit Islami: +38349225942.
E kësaj thirrje për ndihmë iu ka përgjigjur edhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, i cili ka dhuruar 500 euro për shërimin e Astritit.
Ish-deputeti e ka bërë të ditur këtë në profilin e tij në Facebook.
“Unë e kreva obligimin shpirtrorë për Astritin! Vazhdojmë sebashku e të i ndihmojmë me mundësitë tona”, ka shkruar Labi./Drenica Press/

Lexo edhePolicia shkon në vendin e ngjarjes pas incidentit Molliqaj – Abazi














