back to top
Friday, March 6, 2026
BallinaLajme“Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe” – Haziri uron 28...

“Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe” – Haziri uron 28 Nëntorin me thirrjen e Mulla Idriz Gjilanit

Të ngjajshme

Moti gjatë ditës së sotme me diell

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira...

Ambasadorët e QUINT-it në Qeveri

Pas zhvillimeve me çështjen e presidentit, ambasadorët e QUNIT-it...

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka uruar qytetarët për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, duke rikujtuar thirrjen e bashkimit dhe lirisë të njërit prej kryengritësve më të shquar shqiptarë, Mulla Idriz Gjilani.

Në postimin e tij, Haziri ka theksuar: “Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrë kemi mbrojtjen e Atdheut.”, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu i ka bërë homazhe heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, duke theksuar se sakrifica e tyre sublime tregon se si duhet të duam dhe të mbrojmë atdheun. “Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!”, ka shkruar Haziri./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz