HomeLajme“Kemi mbetur pa ujë e ushqim”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Kroaci–Serbi

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Kroaci–Serbi

Të ngjajshme

Pesë klube të njohura interesohen për Zhegrovën

Edon Zhegrova po e tërheq interesimin e disa klubeve...

Letonia forcon sigurinë në kufirin me Bjellorusinë

Kryeministri i Letonisë, Andris Kulbergs, njoftoi të martën nisjen...

​Mbappe i jep fund kontratës me Nike pas një dekade së bashku

Ylli i Real Madrid-it, Kylian Mbappe, raportohet se i...

Shumë mërgimtarë janë bllokuar në pikën kufitare Kroaci–Serbi, pasi autoritetet kroate kanë ndaluar lëvizjen e automjeteve dhe autobusëve në drejtim të kufirit me Serbinë.

Lexues të IndeksOnline kanë bërë të ditur se bllokimi ka nisur rreth orës 00:00 dhe vazhdon ende.

Sipas tyre, në kolonë ndodhen shumë familje me fëmijë, ndërsa mungesa e ujit dhe ushqimit në këto temperatura të larta ka vështirësuar edhe më shumë situatën.

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim. Ka shumë familje me fëmijë dhe në këto temperatura situata është shumë e rëndë”, ka deklaruar një nga mërgimtarët për IndeksOnline.

Ata thonë se deri më tani autoritetet kroate nuk kanë dhënë asnjë sqarim për arsyet e bllokimit dhe pse nuk po lejohet qarkullimi drejt kufirit me Serbinë.

IndeksOnline sjell pamje nga vendi i ngjarjes…

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz