BallinaLajmeKelmendi takoi ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç

Kelmendi takoi ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç

Të ngjajshme

Valverde jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Athletic Bilbao

Ernesto Valverde ka njoftuar se periudha e tij e...

Vrasjet e zyrtarëve të lartë iranianë, reagon Mojtaba Khamenei

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei,...

Arrestohet një burrë në Prishtinë, kërcënoi ish-bashkëshorten dhe djalin

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se...

Asteroidi Ryugu ofron të pesë nukleobazat e jetës

Studiuesit kanë zbuluar në mostrat e asteroidit Ryugu të...

Nuk u ftua Trent te Anglia, Tuchel jep arsyen

Anglia ka publikuar listën për ndeshjet miqësore të muajit...

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi e informoi ambasadoren Kiliç për prioritetet e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik si dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.

Zëvendëskryeministri Kelmendi e falënderoi ambasadoren Kiliç për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë, duke shprehur përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, duke pas parasysh edhe hapat e ndërmarrë nga Kosova në bërjen e reformave ekonomike si dhe në përmirësimin e legjislacionit për tërheqjen e investimeve të huaja.

Në takim u theksua nevoja dhe gatishmëria për organizmin e një forumi të përbashkët ekonomik si dhe u vlerësua rëndësia e hyrjes në fuqi të Ligjit përInvestime Strategjike.

Nga ana e saj ambasadorja Kiliç potencoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.

Po ashtu, ambasadorja shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Turqisë që edhe më tutje të ndihmoj Republikën e Kosovën në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën ekonomike. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz