back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeKelmendi-Dedajt: Ose ke urrejtje për muslimanët ose hala po i vuan pasojat...

Kelmendi-Dedajt: Ose ke urrejtje për muslimanët ose hala po i vuan pasojat e dajakut

Të ngjajshme

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka kritikuar Zëvendësministrin Gjergj Dedaj për shkak të deklarimeve të dhëna sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.

Ai ka folur për deklaratën e Dedajt, siaps të cilit Kosova nuk duhet të anëtarësohet në OBI (Organizatën e Bashkëpunimit Islamik), dhe sipas Kelmendit, deklarimet e Dedajt, janë skandaloze dhe të turpshme.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Dedaj ka qenë i angazhuar në çdo qeveri, dhe i ka keqpërdorur pozitat me të cilat ka udhëhequr, duke u shkarkuar nga pozita e ministrit të MPMS për shkak të keqpërdorimit të kartelave të kreditit në vlerë prej 33 mijë eurove. /Insadjeri.com

Postimi i plotë i Kelmendit:

Gjergj Dedaj, ose ke urrejtje për myslimanët ose hala po i vuan pasojat e dajakut ?

Deklarata e Zv. Ministrit Gjergj Dedaj se Kosova nuk duhet të anëtarësohet në OBI ( Organizatën e Bashkëpunimit Islamik), është deklaratë skandaloze dhe e turpshme.

Kjo deklaratë e Zv. Dedaj mund të ketë 2 burime:

1. Nga urrejtja që ka për myslimanët dhe institucionet ( organizatat e tyre), ose
2. Ende po i vuan pasojat e dajakut që i ka hongër nga UÇK-ja gjatë luftës.
Unë nuk e di a ka hongër dajak nga UÇK-ja, por kështu vet ka treguar në media dhe kështu kanë shkruar mediat.

Përndryshe Zv.Gjergj Dedaj ka qenë i angazhuar pothuajse në çdo qeveri të pasluftës si Zv.Ministër.
Gjergj Dedaj gjatë kohës sa ka qenë Zv.Ministër i MPMS është shkarkuar nga pozita për keqpërdorim të kartelave të kreditit në vlerë prej 33 mijë eurove.

Në vitin 2010 ka mashtruar një bashkatdhetar në Berlin duke ia marrur paratë dhe duke mos ia kthyer.
Për gjitha këto keqpërdorime kanë shkruar mediat ditë me rradhë.

Gjergj Dedaj, duke pasur parasysh të kaluarën tënde kur edhe ke keqpërdorur paratë e qytetarëve të Kosovës, ne nuk mund të presim diçka të mirë prej teje. Ne jemi vend që kultivojmë dhe mbrojmë tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare.

Ne synojmë që të anëtarësohemi në të gjitha organizatat ndërkombëtare qoftë muslimane apo jomuslimane.
Ne dëshirojmë një Kosovë të fortë dhe në miqësi edhe me vendet muslimane edhe me vendet jomuslimane.
Ne nuk dëshirojmë një Kosovë të izoluar ku profiterët politik sikur ti keqpërdorin paratë e qytetarëve të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz