back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKEK-u ndan bonus për punëtorët e korporatës

KEK-u ndan bonus për punëtorët e korporatës

Të ngjajshme

Korporata Energjetike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën u miratua vendimi për ndarjen e një bonusi prej eurosh, për të gjithë të punësuarit në këtë korporatë.

“Bordi e ka ndërmarrë këtë vendim me bindjen se mirëqenia e punonjësve të KEK Sh.A. mbetet një prioritet strategjik, duke i konsideruar ata si asetet më vitale të korporatës dhe themel të suksesit dhe stabilitetit të saj” thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Sipas tyre, bonusi përfaqëson vlerësimin e drejtpërdrejt për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm të stafit në përmbushjen e objektivave të korporatës, shkruan IndeksOnline.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot, në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK Sh.A.), është miratuar vendimi për ndarjen e një bonusi në vlerë prej 400 euro neto për të gjithë të punësuarit e korporatës.

Ky vendim është marrë bazuar në kompetencat statutare të Bordit, sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare të qeverisjes korporative, si dhe mbi bazën e performancës së mirë financiare të KEK Sh.A. gjatë vitit 2024.

Njëkohësisht, në shqyrtimin e këtij vendimi janë marrë parasysh edhe kërkesat e dy sindikatave aktive në KEK Sh.A. – SR-KEK dhe SPEK – të adresuara gjatë takimeve të rregullta me menaxhmentin ekzekutiv.

Bordi e ka ndërmarrë këtë vendim me bindjen se mirëqenia e punonjësve të KEK Sh.A. mbetet një prioritet strategjik, duke i konsideruar ata si asetet më vitale të korporatës dhe themel të suksesit dhe stabilitetit të saj.

Ky bonus përfaqëson një vlerësim të drejtpërdrejtë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm të stafit në përmbushjen e objektivave të korporatës në sektorin energjetik të vendit.

Zbatimi i vendimit do të bëhet nga menaxhmenti ekzekutiv, në koordinim me njësitë përkatëse financiare dhe administrative të KEK Sh.A.

- Advertisement -

Të Fundit