back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKEK fillon zbatimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike

KEK fillon zbatimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se ka filluar me sukses zbatimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi.

KEK thotë se ky vendim bazohet në: Rregulloren e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) Nr. 08/2017 për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), dhe

Vendimin e ZRRE-së Nr. V_1544_2022, të datës 03.08.2022, me të cilin KEK është përcaktuar zyrtarisht si Furnizues i Mundësisë së Fundit për konsumatorët që nuk kanë përzgjedhur ende një furnizues në tregun e lirë.

Furnizimi nga FMF fillon më 1 Qershor 2025

Duke filluar nga data 1 Qershor 2025, KEK ka filluar të ofrojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë konsumatorët që aktualisht nuk janë të lidhur me ndonjë furnizues komercial. Furnizimi do të vazhdojë deri më 30 Korrik 2025, në përputhje me vendimin e ZRRE-së.

KEK njofton se më 31 Maj 2025 ka siguruar me sukses kapacitetet e nevojshme për blerje të energjisë në tregun e hapur, me një çmim mesatar prej 64.55 euro për megavat-orë (€/MWh), i vlefshëm për datën 1 Qershor 2025.

Konsumatorët që dëshirojnë informacione të përditësuara mbi çmimet e tregut, mund të referohen në bursën zyrtare të energjisë ALPEX: https://alpex.al/sq/rezultatet-e-tregut

Për më shumë informacione rreth furnizimit nga FMF apo hapat për kalimin në tregun e lirë, konsumatorët mund të kontaktojnë KEK në adresën zyrtare të emailit: [email protected]

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz