“Ke vendos me u rras në zgjedhje si deputete?”/ Shkurte Fejza i bën përgjigjen epike ndjekësit!
dp

Lexo edheLuksi i Luanes, publikon pamjet e para nga festa magjike e ditëlindjes

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, i është bashkuar thirrjeve për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në një video të publikuar nga këngëtarja, ajo ka përcjellë mesazhin e saj për qytetarët, duke i ftuar të bëhen pjesë e marshit, shkruan Indeksonline.
Por, përveç mesazhit të saj, vëmendjen e ka marrë edhe një koment nga një ndjekës, i cili e ka pyetur nëse Shkurte Fejza po mendon t’i bashkohet politikës si deputete.
“Teta Shkurte, po më doket ke vendos me ju rras zgjedhjeve, si deputete”, ka shkruar komentuesi.

Lexo edheLuksi i Luanes, publikon pamjet e para nga festa magjike e ditëlindjes
Këngëtarja nuk ka vonuar të përgjigjet, duke e mohuar kategorikisht një mundësi të tillë.
“Jo me tetën kurrë”, ka qenë përgjigjja e Shkurte Fejzës./Indeksonline/
