BallinaLajmeLajmet e FunditKDI: Të shfrytëzohet mundësia e fundit për ta zhbllokuar Kuvendin, një dështim...

KDI: Të shfrytëzohet mundësia e fundit për ta zhbllokuar Kuvendin, një dështim tjetër thellon krizën

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

Vlerësimi i ekspertit: Ujdia e Ohrit, dështimi i madh i BE-së

Më 18 mars të vitit 2023 atëbotë kryediplomati i...

Hoxha: Thesari ia ndali RTK-së 2.5 milionë euro dhe ia mori edhe 100 mijë euro në emër te kamatës

Këshilltar i U.D. Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Fadil...

Barcelona e “shkatërron” Newcastlen në ndeshjen e kthimit, avancon në çerekfinale

Barcelona është çerekfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve...

Në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, organizatat e shoqërisë civile u kanë bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta përdorin me përgjegjësi këtë mundësi të fundit për të përmbushur detyrimin e tyre kushtetues dhe për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja.

Përmes një komunikate për media, KDI thotë se dalja nga kjo krizë është ende e mundur, por kërkon vullnet dhe lidership politik.

“Partitë politike duhet të intensifikojnë përpjekjet për arritjen e konsensusit përmes kompromisit dhe bashkëpunimit. Kthimi në votimin e hapur për Kryetarin e Kuvendit, sipas praktikës së deritanishme, është hap kyç dhe i domosdoshëm për të mundësuar zhbllokimin institucional”, thuhet në komunikatë.

Sipas KDI-së, një dështim tjetër do të thellonte krizën aktuale dhe do të prodhonte pasoja të rënda politike, shoqërore dhe ekonomike për vendin.

“Prandaj, u bëjmë thirrje liderëve politikë dhe çdo deputeti që të veprojnë me maturi, përgjegjësi dhe në frymën e interesit publik”.

Ndryshe, sot mbahet seanca e 53-të konstituive me fillim nga ora 14:00, në ditën e fundit të afatit të Kushtetueses.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz