back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit​KDI: Qeveria në detyrë mori 64 vendime me impakt 71 milionë euro

​KDI: Qeveria në detyrë mori 64 vendime me impakt 71 milionë euro

Të ngjajshme

Edon Zhegrova pranë transferimit te Marseille – bisedimet me Lille po vanacojnë

Marseille është në bisedime të avancuara me skuadrën franceze...

Kaq seksi s’e keni parë asnjëherë, Nora në bikini lë pak vend për imagjinatë

Këngëtarja shqiptare Nora Istrefi ka postuar së fundmi një...

Rafuna: Pa fuqizimin e gruas nuk kemi ekonomi të fortë

Në sheshin “Nëna Tereza në Prishtinë, të gjithë qytetarët...

Gjatë muajve të fundit, Qeveria në detyrë ka vazhduar të marrë vendime me ndikim financiar, ndërkohë që po zvarritet procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Në këtë periudhë janë miratuar 64 vendime me efekt financiar në vlerë prej rreth 71 milionë eurosh, derisa 50 prej tyre kanë karakter kryesisht financiar, u bë e ditur në një konferencë për media të thirru nga Instituti Demokratik i Kosovës ku u publikua raporti “Bllokada në Kuvendin e Kosovës dhe cenimi i integritetit institucional”.

Hulumtuesi në Institutin Demokratik i Kosovës, Eugen Cakolli tha se “rrezikojmë të hyjmë në një terren të pashkelur kushtetues” pas ditës së nesërme, në rast se Gjykata Kushtetuese nuk del me ndonjë vendim që i qartëson pasojat juridike të shkeljes së ndërmarrë nga ana e deputetëve me mos respektimit të afatit 30 ditor.

“Unë pres që deri nesër, gjykata kushtetuese ose do të del me një vendim që të qartësojë çështjet e ngritura nga PDK-ja dhe LDK-ja. Apo eventualisht nuk përjashtohet mundësia që të ketë zgjatje të masës së përkohshme…e në këtë drejtim vendimi i presidentes për ta tërhequr kërkesën nga Gjykata Kushtetuese përveçse i gabuar për nga natyra dhe mënyra e paraqitjes në publik, besojmë që rrezikon që ta lërë vendin pa një përgjigje të qartë se çka do të ndodhë pas afatit 30 ditor”, theksoi Cakolli.

Cakolli tha se një nga devijimet më serioze në muajt e fundit ka qenë mbajtja e funksioneve të dyfishta nga zyrtarët publikë, si deputetë të certifikuar dhe njëkohësisht ministra, gjë që sipas tij përbën shkelje të drejtpërdrejtë të parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve.

“Kuvendi tashmë është shtylla e cila mungon në kuadër të kontrollit dhe balancit në mes të pushteteve dhe në mungesë të tij, qytetarët janë të pa përfaqësuar institucionalisht, mungojnë mekanizmat e kontrollit ndaj qeverisë. Institucionet e pavarura nuk kanë mbikëqyrje funksionale dhe agjenda legjislative është e paralizuar…Rrezikojmë të hyjmë në një terren të pashkelur kushtetues pas ditës së nesërme në rast se gjykata nuk del me ndonjë vendim ose nuk i qartëson pasojat juridike të shkeljes së ndërmarrë nga ana e deputetëve me mos respektimit të afatit 30 ditor…

Në këtë periudhë qeveria ka ndërmarrë dhe ka nxjerrë 64 vendime me impakt financiar prej 71 milionë euro. Prej tyre janë 64 akte të përgjithshme, por nëse shihen më detajisht, vërehet se 50 prej tyre janë vendime kryesisht me karakter financiar. Ndërsa, 12 të tjera janë rregullore apo udhëzime administrative dhe rregulla e vendime të tjera.”, tha Cakolli.

Ai kujtoi se edhe Gjykata Supreme, me vendimin e 7 korrikut, ka konstatuar se aktet dhe vendimet e tilla janë të paligjshme.

Cakolli potencoi se finalizimi i vendimeve me ndikim afatgjatë nga një qeveri në detyrë është jashtëzakonisht problematik dhe hap rrugë për emërime me prapavijë politike.

“Një prej devijimeve më serioze në kuadër të muajve të fundit ka qenë fenomeni i zyrtarëve publik që kanë mbajtur njëkohësisht funksione ligjvënëse dhe ekzekutive. Kjo shkelje ka cenuar parimin kushtetues të ndarjes dhe të kontrollit të pushteteve…Gjykata Supreme me vendimin e 7 korrikut e ka përcaktuar se aktet e vendimet e ministrave pas certifikimit të tyre si deputet janë të paligjshme. Por, një qasje e tillë ka vijuar edhe ditëve të fundit. Me ç’rast ka pasur edhe mbledhje të qeverisë ku janë marrë një sërë vendimesh. Gjatë kësaj periudhë ka pasur vendime për themelim të komisioneve, komiteteve, bordeve dhe ka pasur të paktën tetë emërime për pozita të larta publike. Edhe pse një pjesë e këtyre vendimeve e procedurave kanë përmbyllur procedurat që në fakt janë nisur par përfundimit të mandatit të qeverisë fakti që të njëjtat me efete afatgjata në administratën publike janë finalizuar nga një qeveri në detyrë, është jashtëzakonisht problematik dhe shihet si hapësirë për emërime me prapavijë politike”, potencoi Cakolli.

Në konferencë për media, hulumtuesi në KDI, Eugen Cakolli tha se pasojë tjetër serioze e moskonstituimit të kuvendit është edhe pamundësia për ta rishikuar buxhetin për vitin 2025 dhe për ta miratuar buxhetin për vitin 2026.

“Pasojë tjetër serioze e moskonstituimit të kuvendit është edhe pamundësia për ta rishikuar buxhetin për vitin 2025 dhe për ta miratuar buxhetin për vitin 2026…Kjo situatë rrezikon drejtpërdrejtë projekte zhvillimore të Kosovës dhe paraqet për fat të keq Kosovën si një parter të pa qëndrueshëm dhe rrjedhimisht dëmton imazhin tonë në raport me BE-në dhe organizatat ndërkombëtare…Rrezikojmë që të kemi një situatë ku mund të ketë ndërhyrje politike, keqpërdorim të fondeve publike dhe emërime jomeritore, apo edhe klienteliste”, tha Cakolli.

Nga muaji prill kur kanë filluar të mbahen seancat konstituive, Cakolli tha se shuma që është shpenzuar vetëm për pagat e deputetëve shkon deri në 700 mijë euro.

“Me pagat mesatare që për një deputet shkojnë deri në 2 mijë euro. Kemi pasur afërisht 200 mijë euro të shpenzuara çdo muaj vetëm për pagat e deputetëve e që në periudhën e tërësishme kjo shumë shkon deri në 700 mijë euro vetëm për paga. Pa llogaritur edhe kompensimet shtesë që kanë marrë deputetët”, tregoi Cakolli.

Cakolli tha se duhet të ketë auditim të plotë të gjitha vendimeve të ndërmarra nga qeveria në dorëheqje që nga 27 marsi e tutje, sipas tij për të evidentuar raste të shkeljes po tejkalimit të kompetencave të një qeverisë në detyrë.

- Advertisement -

Të Fundit