back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKDI: Afatet kushtetuese janë garanci për funksionimin demokratik – kërkesa e presidentes...

KDI: Afatet kushtetuese janë garanci për funksionimin demokratik – kërkesa e presidentes ngre dilema

Të ngjajshme

​Vendet me flamujt më të vjetër në histori, ja ku renditet Shqipëria

Flamujt janë simbole të fuqishme që përfaqësojnë historinë, kulturën...

Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur

Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë. Aksidentet...

Kushtetuesja po shqyrton ankesën e Listës Serbe

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se është duke e shqyrtuar...

Zgjedhjet lokale në RMV, BDI shpall fitoren në Komunën e Likovës dhe Pllasnicës

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi shpalli fitoren në Komunën...

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe afatit të përcaktuar për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar rëndësinë e respektimit të afateve dhe rregullave kushtetuese si themel i stabilitetit institucional.

Në një reagim për media, KDI nënvizon se Presidentja e vendit, si garantuese e funksionimit kushtetues të institucioneve, ka detyrim të ndërmarrë hapa për të ruajtur integritetin e rendit kushtetues. Në këtë drejtim, ata vlerësojnë si hap pozitiv vendimin e saj për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese – autoriteti i vetëm që mund të japë interpretim për situatën e krijuar dhe të garantojë respektimin e afateve.

Megjithatë, sipas KDI-së, kërkesa e Presidentes vjen me disa dilema të rëndësishme, pasi është paraqitur vetëm pak ditë para përfundimit të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. “Është e paqartë ku qëndron pretendimi për ‘konflikt të kompetencave’ mes Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë në këtë fazë, kur Kuvendi ende ka kohë për të përmbushur detyrimin e tij”, thuhet në reagim.

KDI shton se kjo kërkesë e parakohshme mund të paragjykojë vullnetin e deputetëve dhe të dobësojë pritshmërinë për përmbushjen e përgjegjësive të tyre. Sipas institutit, çështja se çfarë ndodh pas përfundimit të afatit kushtetues është dashur të ishte sqaruar menjëherë pas aktgjykimit të Gjykatës, për të shmangur paqartësitë dhe tensionet aktuale.

Gjithashtu, KDI e cilëson si të paarsyeshme edhe kërkesën për pezullimin e afatit kushtetues në formë të masës së përkohshme, pasi kjo – sipas tyre – krijon “komoditet” për mosveprim të deputetëve dhe subjekteve parlamentare.

Në përmbyllje, KDI thekson se aktgjykimi i 26 qershorit ka përcaktuar qartë afatin 30-ditor si obligim kushtetues dhe substancial për konstituimin e Kuvendit, dhe mosrespektimi i tij përbën dështim institucional. Ata u bëjnë thirrje subjekteve parlamentare të tregojnë përgjegjësi, të respektojnë Kushtetutën dhe të veprojnë pa vonesa.

“Gjykata Kushtetuese mund të qartësojë pasojat e skadimit të afatit, por nuk mund të shërbejë si mekanizëm për të pezulluar përgjegjësinë politike”, përfundon reagimi i KDI-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz