back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaRegjionaleDrenas“Kazma” e Lladrovcit nuk kreu punë, rrugët e sapo shtruara kanë filluar...

“Kazma” e Lladrovcit nuk kreu punë, rrugët e sapo shtruara kanë filluar të prishen (FOTO)

Të ngjajshme

“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ Mirit

Brikena Selmani dhe Armir Shahini, i njohur si Miri,...

Starmer dhe Trump bisedë telefonike për luftën në Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me...

​Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë

Shefi i NATO-s Mark Rutte, akuzoi sot presidentin rus...
- Advertisement -

Pati bërë bujë të madhe lajmi i disa muajve më parë, kur kryetari Ramiz Lladrovci ndërpreu punimet në fshatin Komoran për asfaltimin e një rruge.

I pari i Drenasit punimet i kishte ndërprerë me arsyen për cilësinë e dobët të punimeve, duke kushtëzuar punëkryesin që punët të kryen sipas kontratës së nënshkruar.

Por në një rrugë të fshatit Tërstenik janë shfaqur disa çarje të asfaltit.

Është asambleisti i VV-së, Sokol Bylykbashi, i cili ka bërë fotografi në këtë rrugë dhe ku shihet se si rruga ka filluar të prishet.

Postimi i Sokol Bylykbashit në rrjetin social Facebook:

Ramizi si Nexhati

Kryetari i tanishëm i Drenasit, Ramiz Lladrovci me të ardhur në krye të Komunës kishte thënë se periudha e Nexhat Demaku, ku punët janë bërë ‘shkel e shko ‘ka përfunduar. Mirëpo gjendje në terren tregon që avazi i vjetër po vazhdon.

Sot vizituam lagjen Cakiqi të fshatit Tërstenik, për të parë se si është asfaltuar rruga e tyre para dy muajve. Vërejtem që asfalti ishte plasaritur dhe dukej sikur ‘petë laknori’. Pjesë të këtij asfalti mund të zhduken bashkë meborën dhe akullin në pranverën e vitit tjetër.

Gjendja e asfalltit në fjalë është dëshmia tjetër që paraja publike (taksat e qytetarëve) po këqpërdoret duke u thirrur në interesin e qytetarëve. Përgjegjësit për mungesë të cilësisë në investimet kapitale, të cilat nuk realizohen sipas kontratës dhe paramasave, janë kryetari i Komunës, drejtori i Urbanizmit dhe Organi Mbikëqyres.

Zgjedhjet lokale po afrohen, këtë mundësi nuk duhet ta lëshojnë qytetarët për ta ndëshkuar keq-qeverisjen e PDK-së. Komunën nuk mund ta drejtojnë edhe katër vite të tjera ata që e kanë zhvatur që nga paslufta.”/DrenicaPress.info

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz