Katy Perry nuk përmbahet, i dhuron puthje pasionante të dashurit

Katy Perry dhe i dashuri i saj prej një viti, ish- kryeministri kanadez Justin Trudeau , mbajtën duart kapur dhe ndanë një puthje pasionante gjatë një dite plazhi në jug të Francës të enjten e kaluar.
Ylli i muzikës pop, 41 vjeç, dukej elegante me një kostum banje njëpjesësh ngjyrë krem, pa rripa, të cilin e kombinoi me një kapelë ngjyrë kafe, transmeton Indeksonline.
Ajo gjithashtu mbante veshur një pelerinë të thurur me grep rreth shpatullave dhe e zbukuroi me syze dielli në formë syri maceje gjatë daljes verore.
Ndërkohë, ish-politikani 54-vjeçar mbante veshur rroba banje blu të errët me zbukurime të bardha.


Lexo edheNisin pushimet për Mateon e Brikin, shfaqen më elegantë se kurrë
Katy Perry dhe Justin Trudeau u shfaqën të dashuruar gjatë një dite të fundit në plazh në Saint-Tropez.
Dyshja u lidh për herë të parë në korrik 2025 përpara se të zyrtarizonin në Instagram në dhjetor.
Këngëtarja u nda nga ish-i fejuari Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë, Daisy.
Ata konfirmuan ndarjen e tyre në korrik 2025, pas spekulimeve rreth statusit të marrëdhënies së tyre./Indeksonline/















