back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeKatërvjeçari shqiptar vdes pasi u godit nga një furgon në Zvicër

Katërvjeçari shqiptar vdes pasi u godit nga një furgon në Zvicër

Të ngjajshme

Ish-deputeti Hajdar Beqa i prin listës së PDK-së në Gjakovë

Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës dhe...

VV e zyrtarizon Taulant Kelmendin kandidat për kryetar të Pejës

Lëvizja Vetëvendosje, ka zyrtarizuar Taulant Kelmendin si kandidat për...

Buja me vullnet për të investuar në infrastrukturën sportive të Lipjanit

Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit nga radhët...

Të hënën në mbrëmje, një djalë katërvjeçar që raportohet të jetë më prejardhje shqiptare, vdiq pasi u përplas nga një automjet në qytetin e St. Gallen të Zvicrës.

Sipas një zëdhënësi të policisë, një burrë 44-vjeçar gjerman po drejtonte furgonin e tij të bardhë Mercedes në rrugën Stahlstrasse drejt rrugës Zurcher.

Në zonën e Feldbachstrasse, makina u përplas me një djalë, Dardan* (4). Aksidenti ndodhi në një zonë banimi brenda një zone me kufizim shpejtësie prej 30 km/orë, shkruan Blick.

Bëhet e ditur se djali vdiq afërsisht dy orë pas aksidentit.

Xhevdet V.** e përjetoi tragjedinë nga afër: “Edhe unë e dëgjova nënën duke bërtitur. Zbrita menjëherë poshtë dhe pashë babanë e dëshpëruar me djalin e tij të plagosur rëndë në krahë. Pastaj e mora djalin nga dora e tij, e shtriva përtokë, ia hoqa bluzën dhe ia vura nën kokë”, përshkruan V. skenën dramatike.

“Pastaj fillova menjëherë CPR-në dhe babai i tij i dha atij frymëmarrje gojë më gojë”, vazhdoi V.. Ata vazhduan derisa mbërriti policia dhe mori përsipër situatën.

“Paramedikët u përpoqën përsëri dhe e morën djalin. Fatkeqësisht, gjithçka ishte e kotë. Djali nuk kishte asnjë shans. Kishte shumë nëna që luanin jashtë me fëmijët e tyre dhe ato duhej të ruanin gjithçka. Kjo rrugë, veçanërisht trotuari i ngushtë, është thjesht i rrezikshëm. 20 km/orë do të ishte shumë më mirë”.

- Advertisement -

Të Fundit