Katër raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë.
Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Pejë dhe Mitrovicë.
Rastet e raportuara:
Lipjan 17.02.2026, 21:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Pejë/ 16.02.2026-12:00. Është shoqëruar për intervistim i dyshuari mashkull kosovar pasi qe dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Jugu 17.02.2026, 12:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. I dyshuari është shoqëruar në stacionon policor dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.