back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKatër këshilla nga Jeff Bezos për ata që dëshirojnë të fillojnë një...

Katër këshilla nga Jeff Bezos për ata që dëshirojnë të fillojnë një biznes

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, për të gjithë ata që duan të hapin një biznes jep katër këshilla të rëndësishme.

Qëndroni të përkushtuar për të kënaqur klientët, bëjeni punën tuaj me pasion, ndërmerrni rreziqe dhe dështoni, janë këshillat e Bezos.

Ai dha një mesazh për të gjithë ata që duan të hapin një biznes – qëndroni gati të ndërmerrni rreziqe dhe të dështoni. Themeluesi i Amazon e dha këtë mesazh pasi u pyet se çfarë këshillash do t’u jepte të gjithë atyre që synojnë të hapin një biznes.

“Rrezikoni, duhet të jeni të gatshëm të rrezikoni, nëse keni një ide ndërmarrëse pa rreziqe, me siguri është realizuar nga dikush tjetër. Duhet të keni diçka që mund të mos funksionojë, do të jetë, në shumë aspekte, një eksperiment. Shumë prej këtyre eksperimenteve do të dështojnë, por dështimet e mëdha janë një pjesë e nevojshme e rrugëtimit drejt suksesit”, tha ai.

Bezos thotë se duhet të flasim për dështime.

“Ndërmarrim gjithnjë rreziqe, flasim për dështime. Kemi nevojë për dështime të mëdha, për të lëvizur shigjetën e peshores. Duhet të tronditeni fort dhe të dështoni. Kjo është rruga e duhur”, pohoi Bezos.

Ai e krijoi Amazon në vitin 1995 me vetëm 10 punëtorë. Që prej asaj kohe e ka shndërruar kompaninë në një prej më të vlefshme në botë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz