back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaKulturëKatër ditë “muaj mjalti” në kohën e koronavirusit

Katër ditë “muaj mjalti” në kohën e koronavirusit

Të ngjajshme

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka njoftuar se...

E pabesueshme ku ka rënë Insigne, dikur yll i madh në Serie A

Ylli i dikurshëm i Napolit, Lorenzo Insigne do të...

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqedonisë Veriore

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Drenor Osmanaj mbajti flamurin në dasmën e vet. Edona Krasniqit i shkoi në shtëpi që ta merrte për nuse. Krushqit e vetëm: Ai dhe prindërit. Makina e vetme e tre dasmorëve: Edhe “kerr i flamurit”, edhe “kerr i nuses”. Flamuri: Kuqezi.

“Rrugës për te shtëpia e nuses, flamurin e mbajti Drenori. Kah u kthyem ia mora flamurin unë se ai ishte me nusen mbrapa”, tregon me qeshje babai Ilir Osmanaj, gazetari i “Kohës Ditore”, i cili mbulon rajonet e Pejës e të Gjakovës.

Urimet ndërmjet miqve e familjarëve u bënë pa shtrëngim duarsh si masë mbrojtëse nga virusi që ende nuk i është gjetur ilaçi, shkruan KOHA.

Ndryshimi i planeve: Nga Greqia e Kroacia në Rugovë

Ama qe një vit krejt ndryshe ishte planifikuar dasma me dhjetëra makina varg e aheng të madh. Madje ishte rezervuar restoranti e këngës do t’ia thoshte cimeri i studimeve të Ilir Osmanajt, kumanovasi Ismet Behxheti.

12 prilli ishte zgjedhur kastile për ditë dasme, meqë shumica e familjarëve të afërt të nuses e të dhëndrit jetojnë në shtetet evropiane. Data u kushtëzua si mundësi, pasi për shkak të Pashkëve katolike të gjithë mërgimtarët do mund të merrnin udhë drejt Pejës për të kënduar e vallëzuar.

“E pata mendu si një gazmend të madh për tri dasma”, thotë Ilir Osmanaj nga Peja.

Të Fundit

Sport

ShowBiz