BallinaRegjionaleKategorizimi i ri i komunave për shkak të COVID-19, ja ku qëndrojnë...

Kategorizimi i ri i komunave për shkak të COVID-19, ja ku qëndrojnë Skenderaj e Drenasi

Të ngjajshme

A do ta shohim në Big Brother? Besnik Qaka zbulon të vërtetën

Këngëtari i njohur shqiptar, Besnik Qaka, është rikthyer në...

Kombëtarja e Turqisë arrin në Kosovë

Kombëtarja e Turqisë në futboll ka arritur tashmë në...

Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj

Zvicra ka qenë prej kohësh një magnet për të...

Bazuar në numrin javor të rasteve të SARS-COV 2 në 100.000 banorë, IKSHPK ka bërë sot rangimin e komunave sipas zonave.

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate ka njoftuar se në zonën e kuqe janë 4 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliq, Zveçani.

Në zonën e verdhë janë 9 komuna: Lipjani, Gjilani, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi.

Në zonën e gjelbër janë 25 komuna: Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.

Këto janë ndryshimet:

· Obiliqi nga e verdha kalon në të kuqen.

· Suhareka nga e kuqja në të gjelbërtën.

· Ferizaj nga e verdha kalon në të gjelbërtën.

· Mitrovica e Jugut nga e verdha kalon në të gjelbërtën.

· Gjilani nga e gjelbërta kalon në të verdhën.

· Leposaviqi nga e gjelbërta kalon në të verdhën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz