Kate dhe William ndryshojnë titullin në rrjetet sociale
01

Lexo edheShikoni momentin, kur plagosen 50 veta në momentin që karuseli përplaset për tokë (VIDEO)

Çifti mbretëror mori titujt e Dukës dhe Dukeshës së Cornwall-it pasi Mbreti Charles III u ngjit në fron pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II të enjten.
“Llogaria zyrtare e Dukës dhe Dukeshës së Cornwall-it dhe Kembrixhit dhe e Fondacionit Mbretëror, me bazë në Pallatin Kensington”, thuhet në biografinë e tyre zyrtare në Twitter dhe Instagram

Lexo edheShikoni momentin, kur plagosen 50 veta në momentin që karuseli përplaset për tokë (VIDEO)
Ata do të bëhen gjithashtu Princi dhe Princesha e Uellsit, një titull që mbante nëna e ndjerë e Harry-t dhe William-it, Diana.
Vdekja e Mbretëreshës shënoi fillimin e një epoke të re, pasi Charles merr fronin për t’u bërë mbret i Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth. Sipas dëshirës së Mbretëreshës, Camilla Parker Bowles, gruaja e tij, do të bëhet Queen Consort (Mbretëreshë bashkëshorte).