BallinaLajmeKatari thotë se shtatë persona vdiqën nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak

Katari thotë se shtatë persona vdiqën nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Dy gjigantët anglezë kontaktojnë me agjentin e lojtarit 50-milionësh të Realit

Real Madridi është përballur shpesh me interesim nga Premierliga...

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të...

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj personit që dyshohet se vrau vëllain e tij në Pejë

Prokuoria Themelorë në Pejë, ka bërë kërkesë për caktimin...

Katari konfirmoi më 22 mars se katër pjesëtarë të personelit ushtarak të tij dhe tre shtetas turq, përfshirë një ushtar, u vranë në bordin e një helikopteri që u rrëzua në ujërat territoriale të Katarit.

Ministria e Brendshme e këtij shteti të Gjirit Persik tha se operacionet e shpëtimit kanë përfunduar dhe është konfirmuar se shtatë individët kanë vdekur.

“Të gjithë ata që ishin në bord u gjetën, shtatë persona, vdekja e të cilëve është konfirmuar”, tha Ministria e Brendshme.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Katarit identifikoi katër viktimat, pjesëtarë të ushtrisë së Katarit.

Ata janë viktimat e para nga të dyja shtetet që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt dhe Republika Islamike nisi sulme hakmarrëse ndaj fqinjëve në Gjirin Persik.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se një helikopter i forcave të armatosura të Katarit “po kryente një stërvitje si pjesë e Komandës së Përbashkët Katar-Turqi, kur u rrëzua në det”.

“Një pjesëtar i forcave të armatosura të Turqisë dhe dy teknikë nga [kompania turke e armëve] Aselsan” u vranë gjatë rrëzimit.

Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha më herët gjatë së dielës se helikopteri u rrëzua për shkak të “problemeve teknike” gjatë një fluturimi rutinë.

Në javët e fundit, gjatë luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, infrastruktura energjetike në Katar, sikurse edhe në vende të tjera të Gjirit Persik, ka qenë në shënjestër të sulmeve ajrore.

Më 17 mars, Katari dëboi atashetë ushtarakë dhe të sigurisë të Ambasadës Iraniane në Doha. REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz