back to top
Monday, September 22, 2025
BallinaLajme​Kastriot Bllaca emërohet u.d. i kryeshefit në “Termokos”

​Kastriot Bllaca emërohet u.d. i kryeshefit në “Termokos”

Të ngjajshme

Bordi i drejtorëve të NP “Termokos” Sh.A, ka emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes, Kastriot Bllaca.

Sipas njoftimit të Termokos, Bllaca ka një përvojë të gjatë dhe të çmuar në NP “Termokos”, ku ndër vite ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në sektorë të ndryshëm të ndërmarrjes.

“Përvoja e tij shumëvjeçare dhe njohja e thellë me sfidat dhe potencialet e ndërmarrjes përbëjnë një bazë të fortë për të udhëhequr projektet kapitale zhvillimore, që synojnë rritjen e efikasitetit, zgjerimin e shërbimeve dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ngrohje për qytetarët e Prishtinës. NP “Termokos” me mbi pesë dekada funksionim, ka përjetuar një zhvillim të rëndësishëm, veçanërisht pas realizimit të Projektit të kogjenerimit, i cili ka shërbyer si pikënisje për investime të mëtejshme strategjike. Ndër projektet më të rëndësishme janë: Projekti për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, projekti “Prishtina HeatSave” si dhe ato në proces realizimi si “Solar 4Kosovo” dhe Projekti për dyfishimin e kapaciteteve”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz