Policia serbe nuk i ka lejuar karateistët kosovarë të hyjnë në Serbi mëngjesin e hershem të së mërkurës, të cilët po udhëtonin për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka thënë në një njoftim se “Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në karate nuk u lejua të hyjë në shtetin e Serbisë”, transmetona Gazeta Express.
Sipas KOK-ut, policia serbe në kufirin e Merdares u kumtoi drejtuesve të Federatës së Karatesë së Kosovës vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët kishin dhënë urdhër që ekspedita të mos lejohet të hyjë në Serbi.
Kombëtarja e karatesë do të duhej të merrte pjesë në kampionatin evropian të karatesë, që mbahet në Novi Sad të Serbisë.
Karateistët kosovarë janë kthyer në Prishtinë. /Express/




